AKTUALITET /

Plagosi drejtuesin e ERE, Gjykata cakton masën e sigurisë për efektivin Erjon Goxhara

Ai u akuzua për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, si edhe është nën akuzë për armëmbajtje pa leje

Shkruar nga M.H

Plagosi drejtuesin e ERE, Gjykata cakton masën e sigurisë për

Gjykata e Tiranës ka lënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për efektivin Erjon Goxhara pasi plagosi rëndë me armë zjarri shtetasin Lorenc Kosta, më 19 gusht në Tiranë.

Ai u akuzua për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, si edhe është nën akuzë për armëmbajtje pa leje.

Ky i fundit ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasit Lorenc Kosta dhe ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.

Goxhara deklaroi gjithashtu dhe vetë në seancë se në momentin kur kishte qëlluar drejt Kostës kishte qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Ndërkaq gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo./ Versus.al

Poll