AKTUALITET /

Plagosi inxhinierin e ERE-s pas dyshimeve për tradhtinë e gruas, Apeli lë në burg Erjon Goxharën

Ky i fundit kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, por Apeli i ka hedhur poshtë kërkesën.

Shkruar nga Versus

Plagosi inxhinierin e ERE-s pas dyshimeve për tradhtinë e gruas, Apeli

Gjykata e Apelit ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxharën i vënë nën akuzë 'për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë'.

Ky i fundit kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, por Apeli i ka hedhur poshtë kërkesën.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht tek ‘Komunën e Parisit’ ku Goxhara, plagosi inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kostën pasi gruaja e tij pranoi se e kishte tradhëtuar me kolegun e punës.

Efektivi u vetëdorëzua më datë 21 gusht në polici duke deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte që ta vriste Lorenc Kostën./Versus.al

 

 

 

 

 

Poll