
Korçë- Është identifikuar autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytet.
Policia ka shpallur në kërkim 39 vjeçar e identifikuar si D.M pasi vetë i plagosuri E.Shtylla në kallëzimin e bërë zbuloi emrin e personit që e goditi.
Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur për shkaqe banale. Versus.al







