Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të spitaleve në Tiranë.
Sipas policisë një 42 vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së pasi ishte i dëmtuar me mjet prerës (thikë) por që ndodhet jashtë rrezikut për jetës
Sipas dëshmisë së 42 vjeçarit një person që nuk ka arritur ta shikojë e ka qëlluar në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.








