AKTUALITET /

Plas në spitalin e Tiranës, mjekut s’i mbajnë nervat dhunon kryeinfermieren

Sipas burime për media ngjarja ka ndodhur pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbatimin e një protokolli mjekësor.

Shkruar nga Versus

Plas në spitalin e Tiranës, mjekut s’i mbajnë nervat dhunon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Tiranë, ku një mjek ka dhunuar kryeinfermires.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas hetimeve është arrestuar shtetasi J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, i cili dyshohet se ka goditur kryeinfermires gjatë shërbimit.

Sipas burime për media ngjarja ka ndodhur pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbatimin e një protokolli mjekësor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, për veprën penale të dhunës në ambientet e punës”, sqaron policia.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë./Versus.al

Poll