AKTUALITET /

"Plumbi i artë 2" / Arrestohet në Kosovë Arben Lamçe, i dyshuar si vrasës me pagesë në 5 ekzekutime

Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

"Plumbi i artë 2"   / Arrestohet në Kosovë Arben

Një i dyshuar si vrasës me pagesë u arrestua këtë t% diel nga Njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Arben Lamçe, i dyshuar si i përfshirë në disa ekzekutime u arrestua së bashku me një person tjetër.

Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri, në Elbasan, Rrogozhinë dhe Peqin. 

"Plumbi i artë 2"   / Arrestohet në Kosovë Arben

Emri i Arben Lamçes është në mesin e 33 urdhërarresteve të “Plumbit të Artë 2” të lëshuara nga SPAK dhe firmosura nga GJKKO në 31 korrik. I arrestuari nga njësia FAST Kosova dhe AKI në lagjen Kalabria të Prishtinës, dyshohet i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal i vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Arrestimi i Lamçes u raportua nga mediat e Kosovës. 

Mes emrave të 36 urdhërarresteve ishte dhe ai i Arben Lamçes, i cili ndodhej në Prishtinë. Tashmë pritet që Lamçja të vijë në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.  Në krye të grupit kriminal të demontuar ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim.

Poll