Hakerimi i email-eve të prokurorëve të SPAK, ndodhur mbi një muaj më parë, ka lënë gjurmë përsa i takon frikës së aksesit që mund të kenë hakerat në ato që duhet të jenë informacionet më sekrete të mundshme.
Gazetarja Anila Hoxha teksa fliste për raportimin që do të bëjë kreu i SPAK në Kuvend mbi punën e institucionit, zbuloi gjithashtu edhe se për dosjen e hakerimit të email-eve të SPAK, po hetohet emri i një ish-ministri.
“Analiza vjetore përfshin vitin 2024, kreu i SPAK do raportojë dhe në parlament për punën vjetore. Dosja më e bujshme dhe njoftimi më i klikuar është dosja e Ilir Metës. Çështja e zotit Meta që u arrestua dhe vijon në paraburgim. Lloharitet dhe çështja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Prokuroria e cilëson si rekord hetimor të vetin. Nëse do t’i qëndrojmë dosjes hetimore më të fundit, me hakërimin e e-malive, në njërin prej tyre është emri i një ish-ministri. Aty konfirmohet se SPAK po heton”- shprehet gazetarja në emisionin “Top Story”.
Ndërsa për hetimin e krimeve zgjedhore, Hoxha zbulon se SPAK ka marrë në shqyrtim disa denoncime të bëra nga qytetarë të ndryshëm për kandidatët për deputetë të cilët premtojnë vende pune nëse zgjidhen.
“Prokuroria e Posaçme ka vendosur një platformë për denoncimin e krimeve zgjedhore dhe ka një fluks shumë të madh denoncimesh. Shumë shtetas shqiptarë kanë denoncuar edhe krahë të djathë të disa kandidatëve për deputetë që premtojnë vende punë dhe po kryen hetime si faza paraprake e krimeve zgjedhore”-shtoi gazetarja. Versus.al








