AKTUALITET /

“Policia baltoset padrejtësisht”, Rama: 65% e qytetarëve e vlerësojnë punën e saj

Shkruar nga Versus

“Policia baltoset padrejtësisht”, Rama: 65% e qytetarëve e

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për prezantimin e anketimit të bërë mbi punën e policisë në Shqipëri. Ai theksoi si shqetësim faktin se sipas tij, puna e policisë është baltosur dhe zhvillimet e arritura nuk pasqyrohen në media.

Sipas Ramës, qytetarët mendojnë totalisht ndryshe nga sa paraqitet në media lidhur me punën e policisë. Duke cituar shifra të anketimit të bërë nga një agjenci suedeze, Rama tha se sa i takon sigurisë, Shqipëria renditet në vendet me mesataren më të mirë.

“Pavarësisht nga balta e përditshme që hidhet nga ata që prej më shumë se 10 vitesh skanë lënë gjë pa thënë ndaj policisë së shtetit, nuk dua të përsëris shifrat.

82% të qytetarëve ndihen sot të sigurt apo shumë të sigurt në Shqipëri dhe kjo është totalisht brenda normës së BE. Shqipëria nga vrima e fundit e kavallit në vitin 2013 është afruar në mesataren e BE duke qëndruar në mesataren europiane.

Problemi i sigurisë është bërë një problem gjithmonë e më i madh sidomos në vendet më të zhvilluara. Vetëm 4 % e qytetarëve janë bërë viktimë e vjedhjes, shifër që e rendit vendin mes më të sigurtave. Në këtë vendin tonë ku të gjithë vriten e zvarriten rrugëve, po të ndjekësh portalet. Nëse ka një hapësirë më të rrezikshme ku mund të ndihesh i sulmuar e i nëpërkëmbur, është hapësira e portaleve ditën dhe natën. 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si mirë apo shumë mirë që është raport domethënës nga ai ku u nisëm.

Si shpjegohet që asgjë nga çfarë percepton edhe publiku, jo vetëm nuk del gjëkundi e nuk komentohet nëpër ekrane e portale, por përkundrazi mbulohet me këmbëngulje, me baltë edhe me zift, përditë e përnatë. Këto shifra nuk janë numra e statistika pa vlerë tjetër përtej numrave. Nuk janë propagandë, siç rëndomtë përpiqen t’i zhvlerësojnë gjithnjë me këtë fjalë ata që nuk duan të flitet mirë për qeverinë e Shqipërinë”- tha Rama mes të tjerash në fjalën e tij. Versus.al

Poll