AKTUALITET /

Policia nxjerr në rrugë ‘mjetin inteligjent’, mbi 6600 shoferë të gjobitur për shkelje të ndryshme

Kontrollet janë përqendruar në ndëshkimin e shoferëve që bllokojnë trafikun në Tiranë duke pushuar mjetin në vende ku nuk lejohet.

Shkruar nga Versus

Policia nxjerr në rrugë ‘mjetin inteligjent’, mbi 6600

Policia Rrugore ka rritur kontrollet duke përdorur automjetin inteligjent “Scoud Speed” për të kapur shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Këtë herë, vëmendja është përqendruar në ndëshkimin e makinave të cilat ndalojnë në vende ku nuk lejohet pushimi i mjetit duke bllokuar kështu gjithë qarkullimin normal dhe duke krijuar trafik në rrugët e Tiranës.

Mjeti inteligjent ka gjetur një sërë shkeljesh, të cilat në këtë video kanë qenë më së shumti qëndrim i makinave në vende të palejuara duke bllokuar trafikun. Gjithashtu nëpërmjet këtij mjeti, makinave të cilat nuk kanë paguar gjobat u skanohet targa dhe për to nis kërkimi automatik për të parë detyrimet e pashlyera.

Vetëm për përdorimin e telefonave, parakalimin e gabuar dhe për qëndrimin e makinave në vende të palejuara, janë gjobitur 6689 shoferë gjatë kësaj jave që lamë pas. Versus.al

Poll