AKTUALITET /

Policia vs banorët / Përplasje fizike dhe spraj lotsjellës në protestën për aksin Thumanë - Kashar

Një numër i madh i forcave të policisë tentuan që të ndalonin protestuesit që të bllokonin rrugën dhe të lejojnë makinat të kalojnë. Kjo kërkesë e policisë solli dhe përplasjet fizike si dhe hedhjen e gazit lotsjellës.

Shkruar nga Versus

Policia vs banorët / Përplasje fizike dhe spraj lotsjellës

Nuk kanë munguar përplasjet fizike mes policisë dhe një grupi protestuesish përfaqësues të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, të cilët protestuan pasditen së mërkurës, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar. Sipas tyre, banorëve të kësaj zone ju janë bllokuar hyrjet dhe daljet me Tiranën. Përveç përplasjeve fizike me forcat e rendit, nga këto të fundit u hodh dhe spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve.

"Kanë vjedhur miliarda. Duan t’i japin lekë një individi e penalizojnë Krujën. Penalizohen 100 mijë banorë nga Kamza deri në Vlorë. Kaq shumë i duhet këtij Bashkim Ulës kjo rrugë? Nuk e kuptoj përse po e bëjnë" - thanë banorët.

Një numër i madh i forcave të policisë tentuan që të ndalonin protestuesit që të bllokonin rrugën dhe të lejojnë makinat të kalojnë. Kjo kërkesë e policisë solli dhe përplasjet fizike si dhe hedhjen e gazit lotsjellës.

“Turp të hidhet gaz, kur në kemi ardhur në protestë më fëmijët”, - tha për mediat njëri nga protestuesit, të cilët nuk e fshehen se në mbështetje të tyre kishin kërkuar dhe përfaqësues lokal të Partisë Demokratike.

Forcat e sigurisë arritën të largojnë nga rruga protestuesit dhe të hapin rrugën për qarkullimin e automjeteve në këtë aks.  

Mësohet se protestuesve ju është vënë një gjobë 100 mijë lekë gjobë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: