AKTUALITET /

Prishjet e ndërtimeve në Theth, Zhupa: Po luhet me disa investitorë strategjikë austriak, të cilët e duan zonën të boshatisur!

Në një intervistë për A2 CNN, Zhupa deklaroi se, sipas informacioneve të saj, disa investitorë strategjikë austriakë i kanë kërkuar qeverisë boshatisjen e zonës për të realizuar projekte të tyre në Theth.

Shkruar nga Versus
Prishjet e ndërtimeve në Theth, Zhupa: Po luhet me disa
Ina Zhupa/ Pamje nga prishjet në Theth

Qeveria ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, në mes të sezonit veror, duke hasur në rezistencën e banorëve lokalë. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, pas këtij veprimi fshihen interesa klienteliste.

Në një intervistë për A2 CNN, Zhupa deklaroi se, sipas informacioneve të saj, disa investitorë strategjikë austriakë i kanë kërkuar qeverisë boshatisjen e zonës për të realizuar projekte të tyre në Theth.

“E para është arroganca e një pushteti në mandatin e katërt, që nuk i intereson asgjë. Nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit.

Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët. E dyta, nga bindja që kam dhe informacionet që kam, në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur. Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim.

Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para “cash”, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit.”, u shpreh Ina Zhupa.

Në fillim të Dhjetorit të kaluar, në Shkodër erdhi austriaku Peter Schröcksnadel, një nga investitorët e resorteve të skive në Austri e Zvicër.

Benet Beci i vuri në dispozicion një helikopter, ku së bashku me Fidel Ylli e shoqëruan në disa pika në Shalë dhe Theth për të parë mundësinë e investimeve për pista skish. Nuk dihet nëse Ina Zhupa iu referohej të njëjtëve investitorë strategjikë austriakë apo jo.

Poll