
Admir Tutaj 25 vjeç është shtetasi i arrestuar në Kolumbi më 23 gusht, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e trafikimit të armëve.
Pas publikimit të pamjeve të momentit pas arrestimit kanë dalë edhe detaje të reja që përshkruajnë detaje nga këto të fundit.
Mediat vendase raportojnë se Tutja, pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të armëve, mbërriti në Kolumbi me autobus në Antioquia, por u ndalua në zyrat e imigracionit të aeroportit “Ernesto Cortissoz” në Barranquilla.
Aty dyshohet se Admir Tutaj po nënshkruante dokumentet me të cilat do të kryhet edhe ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Rikujtojmë se GJKKO ka caktuar më parë masën e sigurisë 'arrest me burg' për 25 vjeçarin për veprën penale 'trafikim armësh dhe municionesh'./ Versus.al







