
Admir Tutajt është shtetasi i arrestuar në Kolumbi më 23 gusht, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e trafikimit të armëve.
Pamjet e arrestimit janë bërë publike dhe Tutaj duket i prangosur dhe i rrethuar nga efektivët të cilët e kanë arrestuar.
???? Duro golpe al crimen trasnacional. En coordinación de de la Interpol y @DIJINPolicia. En las últimas horas fue capturado ciudadano Albanés por el delito de tráfico de armas, el capturado es presunto miembro de organización criminal internacional dedicada al tráfico de armas. pic.twitter.com/VHKvxvMFnG
— Policía Metropolitana de Barranquilla (@PoliciaBquilla) August 24, 2024
Mediat kolumbiane raportojnë se 25-vjeçari drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen në treg të zi të armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë , të cilat përdoreshin nga grupet mafioze shqiptare.
Ndërkohë GJKKO ka caktuar më parë masën e sigurisë 'arrest me burg' për 25 vjeçarin për veprën penale 'trafikim armësh dhe municionesh'.
Më datë 10 prill 2023, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në portin e Durrësit, një arsenal armësh të fshehur në një furgon (7 pistoleta, një sasi të madhe municioni luftarak dhe aksesorë për armë), që dyshohet se do të trafikohej në Britani të Madhe, nga grupi kriminal ku bënte pjesë shtetasi Admir Tutaj.
/ Versus.al







