AKTUALITET /

“Pse u zhduk vëllai i Veliajt?”, Berisha para SPAK: Propaganda qeveritare e përqendron çështjen tek të brendshmet e Xoxës

Shkruar nga Versus

“Pse u zhduk vëllai i Veliajt?”, Berisha para SPAK: Propaganda

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti para SPAK-ut fjalimin ku dënoi sërish rrethimin që mbështetësit e Erion Veliajt i bënë godinës pak ditë më parë. Ai tha se qeveria po përpiqet të propagandojë në mënyrë që krimet e Veliajt të përqendrohen vetëm tek vlera e gardërobës së Ajola Xoxës.

“Ky akt antikushtetues do ju regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që mos t’u shkojë mendja kurrë të sulmojnë pushtetin tjetër. Unë e kuptoj se çështja kryesore sot është çështja e Lali Vjedhësit ose lal faqeziut. Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës. Ky është mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve. U them se gardëroba e Ajolës e barabartë me Laja Assadin e cila kur zbriti nga aeroporti në Moskë, iu llogarit gardëroba 1 mln. Gardëroba e e Ajolës është e ndërtuar e gjitha nga vjedhjet e taksave të qytetarëve”- deklaroi Berisha.

Më tej ai tha se Arbër Veliaj të cilit iu sekuestrua celulari nga SPAK, nuk rezulton me masë arresti dhe tanimë nuk po përmendet aspak. Ndërkohë duke folur për këtë çështje, Berisha tha se Rama duhet të japë me urgjencë dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë.

“Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Erionit. Ai vëllai i Erionit pse u zhduk? U bë i penduar ai apo jo? U zhduk Abri, nuk u përmend më.

Me dhjetëra kompani, me emra që as nuk i imagjinoni. Të gjitha vidhnin para për Ajolën dhe Erionin në bashki, ministri. Madje kanë vjedhur paratë e taksapaguesve evropianë e amerikanë. I them Edi Ramës jep urgjent dorëheqjen për paratë e vjedhura.  Atje po bëhet një audit dhe vendi më i lakuar për vjedhje të fondeve të USAID nga Soros, është Shqipëria, me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Edi Rama të kthejë paratë e vjedhura. Këto që keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut për ata që kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll