
Tiranë- Policia ka arrestuar 58 vjeçarin Arben Gordani, pronarin e një banese ku ndërroi jetë punëtori i ndërtimit teksa punonte.
67 vjeçari Bajram Kosova po punonte në tarracën e katit të katërt të banesës së Gordanit në momentin kur u rrëzua nga lartësia dhe ndërroi jetë në vend.
Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe mosdeklarimin e të punësuarit. Materialet proceduriale i janë referuar prokurorisë së Tiranës. Versus.al








