AKTUALITET /

Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra pa energji elektrike

Shkruar nga Versus

Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e dëborës, disa

Kukës- I gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore.

Mësohet se nga subjektet e kontraktuara të kompanive private, po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe kriposjen e tyre.

Deri më tani nuk ka raportime për problematika emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç fshatrave Myhejan dhe Kërrnajë Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës. Versus.al

Poll