AKTUALITET /

Radhë kilometrike në pika kufitare, diaspora mbërrin në Shqipëri për protestën e sotme

Shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës i janë përgjigjur thirrjes për protestë masive ditën e sotme në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Radhë kilometrike në pika kufitare, diaspora mbërrin në

Në pikën kufitare të Muriqanit është krijuar një autokolonë e gjatë automjetesh që presin të hyjnë në Shqipëri. Me mijëra shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Europës kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në atdhe.

Siç shihet edhe nga pamjet, me flamuj kuqezi në dritare, shqiptarët janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm në protestën që mbahet në Tiranë për ditën e 21 me radhë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës së vjetër politike. Versus.al

Poll