
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se as nuk e kishte menduar të jepte dorëheqjen pavarësisht se shumë personave u ishte krijuar kjo përshtypje. Ndër të tjera teksa ironizoi protestuesit, Rama nënvizoi se qeveria nuk do ta dorëzojë kurrë “timonin” e saj.
“Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen. Sepse gjithmonë e më shumë njerëzit ftillohen shohin se kjo është diçka që nuk rri as në qiell e në tokë. Nuk mundet një shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Nuk e pranon dot askush këtë më. Është e pamundur. Natyrisht tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme. Është një përzierje mbarëkombëtare, vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e territore të tjera për të shpëtuar Shqipërinë. Ulërijnë të mblidhet këtu kombi. Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye. Edhe ata të bankave të mirëpaguarit e kuptojnë shumë mirë se këtu ka diçka që nuk shkon fare”- tha Rama duke shtuar më tej se “një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma”. Versus.al

