
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku u pyet edhe lidhur me thirrjet masive të protestuesve “Rama n’burg, Berisha n’burg”
Ai tha se thirrje të tilla bëhen nga opozita e opozitës duke nënkuptuar partitë e reja politike.
“Unë dhashë një shpjegim, kjo është thjesht një thirrje e atyre që nuk u bënë dot opozitë për shkak të lidhjeve me qeverinë dhe bëjnë opozitën e opozitës. Për të mos thënë tjetrën, që dy ditë më parë, Taulant Balla Yaris deklaroi se ai është promotori i kësaj thirrje.
Unë, natyrisht nuk impresionohem nga një thirrje e tillë, as nga përpjekja për të mbrojtur Edi Ramën duke përdorur emrin e Sali Berishës. Këto janë gjëra krejtësisht të parëndësishme në raport me gjigantin, me uraganin rinor qytetar. Dhe qëndrimi im ka qenë ndaj të gjithë demokratëve, që kurrë degëzat, gjethet nuk duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste”- tha kryedemokrati ndër të tjera. Versus.al

