AKTUALITET /

Me kallash për vjedhjen e banesës dhe grabitje e klientëve në taksi, 2 të arrestuar në Durrës

Shkruar nga Versus

Me kallash për vjedhjen e banesës dhe grabitje e klientëve

Dy raste të vjedhjes janë goditur së fundmi nga policia e Durrësit. Në pranga ka rënë 21 vjeçari M.F i cili më 19 qershor rreth orës 02:30, hyri në oborrin e një banese në fshatin Radë dhe tentoi të vidhte.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur i riu me kapuç dhe me një kallashnikov në dorë hyn në oborr dhe vështron rrotull përtë kryer vjedhjen. Në momentin e arrestimit, ai tentoi t’i largohej policisë, por u kap dhe iu gjetën edhe 2 armë zjarri në shtëpi.

Gjithashtu është arrestuar edhe 51 vjeçari R.K i cili bashkëpunonte me shoferin e arrestuar ditën e djeshme T.M i cili vidhte klientët e tij në taksi. Të dy këta persona vidhnin edhe taksistët e tjerë duke përdorur dhunë ndaj tyre. Versus.al

Poll