
Kukës- I gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 800 metra. Reshjet kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për pasojë, të gjitha akset nacionale rrugore që e lidhin qarkun me pjesët e tjera të vendit, vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dëborës duke krijuar vështirësi për qarkullimin normal të automjeteve në disa prej segmenteve rrugore.
Por pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në qarkun e Kukësit përveç fshatrave Dragobi, Valbonë dhe Margegaj në bashkinë Tropojë dhe Kolshit e Surrojit në bashkinë e Kukësit. Versus.al







