Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë për nesër në orën 10:30 seancën për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit kundër masës “arrest shtëpie”.
Malltezi i cili mbahet nën masën “arrest shtëpie” që prej nëntorit të vitit 2023 akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Për aferën janë marrë të pandehur Malltezi vjehrri i tij kryedemokrati Sali Berisha dhe 3 persona të tjerë të cilët akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në veprime të paligjshme sa i takon procedurave për privatizimin e ish-kompleksit sportive ku tashmë janë ndërtuar pallate banimi.
Në nëntor të vitit të kaluar, u lirua nga arresti shtëpiak ish-kryeministri Sali Berisha i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv nga dhëndri i tij. SPAK kërkoi rifutjen e tij në arrest shtëpie ndërsa gjykata me kryesues Engert Pëllumbin caktoi “detyrim paraqitje” për kryedemokratin. Versus.al







