
Gjirokastër- Kur dukej se zjarri në majën e sopotit, ishte shuar, flakët janë riaktivizuar sërish ditën e sotme.
Zjarri ndodhet në territorin ndarës mes 3 bashkive, Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë dhe po merr përmasa alarmante.
Efektivët e zjarrfikëses janë vendosur në territorin e Gjirokastrës nga ku po tentojnë shuarjen e zjarrit për të mos lejuar depërtimin e flakëve më tej në zonat e banuara. Terreni malor ua vështirëson ndërhyrjen.
Ndërkohë flakët po përhapen edhe si pasojë e erës së fortë. Versus.al







