
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka ndërmarrë së fundmi një hap të ri në karrierën e saj profesionale, por këtë herë jo në politikë. Çupi është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e “Focus Media News”.
Në njofimin zyrtar të bërë nga grupi mediatik, emërimi i ish-deputetes në këtë pozicion kaq të rëndësishëm shënon një hap strategjik për rritjen dhe forcimin e zërit të medias. Emërimi i saj në pozicionin e rëndësishëm vjen kur grupi mediatic është përballur me zhvendosje me forcë nga godina ku ushtronte aktivitetin mediatik duke liruar zyrat për kompaninë e prodhimit të armëve “Kayo”. Çupi e cila diplomuar në fakultetin juridik, ka qenë deputete e PD-së për qarkun e Dibrës përgjatë viteve 2016-2025. Ndërsa këtë herë nuk ia doli të rizgjidhet deputete në listën e hapur për qarkun e Tiranës.
Dhurata Çupi ka ndërtuar një karrierë solide ndër vite, duke u afirmuar si një ndër zërat më të qartë dhe të angazhuar në jetën publike shqiptare. Ajo ka mbajtur funksione të rëndësishme në administratë dhe në politikë, ku është vlerësuar për seriozitetin, profesionalizmin dhe aftësinë për të menaxhuar sfida të mëdha me përkushtim dhe integritet. Me një formim të fortë akademik dhe një përvojë të spikatur në drejtimin e institucioneve, Çupi ka ditur të ndërtojë ura besimi me qytetarët dhe bashkëpunëtorët e saj, duke promovuar transparencën, etikën dhe dialogun si vlera thelbësore të lidershipit modern. Versus.al







