AKTUALITET /

Skema e frikshme piramidale që "rripte" shqiptarët, zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë

Sipas burimeve për media agjentët e arrestuar kanë mohuar akuzat duke deklaruar se nuk kanë detyruar askënd të investojnë në platformat e përfshirë në hetime.

Shkruar nga Versus
Skema e frikshme piramidale që "rripte" shqiptarët, zbardhen
Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku

Janë zbardhur disa nga dëshmitë e të arrestuarëve nga operacioni i gjërë policer në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh në lidhje me mashtrimet e skemave piramidale online.

Sipas burimeve për media agjentët e arrestuar kanë mohuar akuzat duke deklaruar se nuk kanë detyruar askënd të investojnë në platformat e përfshirë në hetime.

“Jemi njohur online dhe kemi vazhduar punën. Për të hyrë në skemë duhej të investohej minimalisht 1000 dollarë. Të parët që janë futur në këtë piramidë kanë mundur të përfitojnë fonde në kriptomonedha të cilat më pas i kanë konvertuar në Kosovë“, janë shprehur të arrestuarit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp ditën e djeshme zyrtarët e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit bënë të ditur detajet e operacionit, i cili nisi si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve për mashtrime online me premtime për fitime të menjëhershme dhe të sigurta investimi, që në të vërtetë ishin skema piramidale.

Gjatë 83 kontrolleve në banesa, biznese dhe persona, u vunë në pranga:

Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë

Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë

Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë

Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë

Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë

Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë

Ndërkohë në kërkim është shpallur çifti i bashkëshortëve, Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku, pasi dyshohet se kishin rolin kryesor në skemat piramidale.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

50 celularë

11 kompjuterë

1 DVR dhe 2 hard disqe

1 automjet

4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë dhe 340 franga zvicerane

6 llogari kriptomonedhash të ngrira

Falë teknologjisë së avancuar të analizës së blockchain-it dhe hetimeve të specializuara, autoritetet arritën të identifikojnë dhe ndalonin aktorët kyç të rrjetit, ndërsa hetimet për organizatorët kryesorë vijojnë./Versus.al

 

Poll