AKTUALITET /

Saimir Tahiri del nga SPAK pas dy orë e gjysëm: Nuk kam asgjë për të thënë

Para gazetarëvë Tahiri është shprehur: Më vjen keq që keni qëndruar kaq gjatë, nuk kam asgjë për të thënë. 

Shkruar nga Versus

Saimir Tahiri del nga SPAK pas dy orë e gjysëm: Nuk kam asgjë

 Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas dy orëve e gjysëm.

Para gazetarëvë Tahiri është shprehur: Më vjen keq qe keni qëndruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!”

Tahiri u thirrur nga prokurori i SPAK, Elvin Goga për t'u pyetur lidhur me një hetim pasuror të nisur vitin e kaluar pasi kreu dënimin.

Ish-ministri mësohet se është marrë në pyetje si person në dijeni, por emri i tij ende nuk është futur në listë e personave nën hetim për pasurinë e tij.

Në shkurt të vitit 2022, ish-ministri i Brendshëm u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Dënimin prej 16 muajsh, Tahiri e vuajti në burgun “Kosovë” të Lushnjës. 

 

 

 

Poll