AKTUALITET /

Sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi, plagoset rëndë 30 vjeçari

Autori u shpall në kërkim nga policia.

Shkruar nga Versus

Sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi, plagoset rëndë 30

Greqi- Dy shqiptarë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në një lokal të zonës së Heraklionit rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së shtunës.

Mediat greke shkruajnë se sherri nisi në kafene dhe më pas vazhdoi edhe në rrugicat e zonës ku përplasja u rëndua pasi njëri prej tyre nxorri një thikë dhe plagosi bashkëatdhetarin e tij.

Për pasojë, 30 vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia. Versus.al

Poll