AKTUALITET /

Sherr me thika në Lushnjë, 3 të plagosur! Dëshmitarët: Po hanin e pinin me njëri-tjetrin

Dyshohet se personat e përfshirë në sherr kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Shkruar nga Versus

Sherr me thika në Lushnjë, 3 të plagosur! Dëshmitarët:

Fier- Disa persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Golem të Lushnjës pas një sherri me thika mes tyre.

Mësohet se 3 persona kanë përfunduar në spital ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një sherr të ndodhur rreth orës 22:30. Dëshmitarët kanë thënë se personat e përfshirë në sherr i kishin parë më herët duke ngrënë e duke pirë me njëri tjetrin.

Shkak për sherrin që degradoi deri në përdorimin e thikave, janë bërë shkaqe banale dhe fakti që personat e përfshirë kanë qenë nën efektin e alkoolit. Versus.al

Poll