AKTUALITET /

Sherr me thika në qendër të Kukësit, plagoset rëndë një adoleshent

Shkruar nga Versus

Sherr me thika në qendër të Kukësit, plagoset

Një sherr i ndodhur mes disa adoleshentëve pranë “Obeliskut” në qendër të qytetit të Kukësit rreth orës 20:30 minuta ka lënë të plagosur rëndë një 15 vjeç.

Urgjenca e spitalit rajonal të Kukësit e transporton drejtë Prizrenit pasi mungon mjeku kirurg në Kukës.

Sherri ka ndodhur mes disa adoloshentëve pranë “Kullës së qendresës” në qendër të qytetit të Kukësit mbrëmjen e sotme.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Poll