AKTUALITET /

Shfrytëzonte 2 motra për prostitucion, njëra prej tyre e mitur, arrestohet 19 vjeçarja në Berat

Shkruar nga Versus

Shfrytëzonte 2 motra për prostitucion, njëra prej tyre e mitur,

Berat- Një 19 vjeçare është arrestuar nga policia nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të dy motrave, njëra prej të cilave e mitur.

E reja me inicialet S.K dyshohet se detyronte dy motrat të ushtronin prostitucion në këmbim të parave. Për rrjedhojë 19 vjeçarja e shfrytëzuar A.A është proceduar në gjendje të lirë së bashku me motrën e saj 15 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll