Lezhë- Policia ka shpallur në kërkim D.T si autor të vrasjes së 67 vjeçarit Dod Mamlit mbrëmjen e djeshme në Kurbin.
Sipas policisë, vrasja ka motive pronësi për shkak të një toke që viktima po hapte në pyllin e fshatit Vilëz.
Më herët për ngjarjen u shoqëruan në polici 10 persona për t’u pyetur lidhur me ekzekutimin e Mamlit i cili mori plumb në kokë dhe në trup. Ngjarja po hetohej si hakmarrje e mundshme për një vrasje të ndodhur në vitin 2015.
Ekzekutimi ndodhi pranë shtëpisë së viktimës i cili ndërroi jetë në vend. Versus.al







