AKTUALITET /

Shkonin në Sarandë për të vjedhur banesa e makina, çmontohet banda me 5 persona (EMRAT)

Të arrestuarit banonin në Durrës, Tiranë dhe Fier.

Shkruar nga Versus

Shkonin në Sarandë për të vjedhur banesa e makina,

Vlorë- Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi u zbulua se ata ishin pjesë e një bande që vidhte brenda banesave dhe automjeteve.

Në pranga kanë rënë: Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës, Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë, Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa u shpall në kërkim Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier.

Përgjatë dative 25 dhe 27 qershor të këtij viti, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë.  Versus.al

Poll