
Roberto Martinez i ka cilësuar si "fëminore" krahasimet mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit pas barazimit 0-0 të Portugalisë ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës, rezultat që i kushtoi ta humbë vendin e parë në grupin K.
Një fitore do ta kishte ngjitur Portugalinë mbi amerikanolatinët në renditje, duke i mundësuar një rrugë më të lehtë në fazën me eliminim direkt. Tani skuadra e Ronaldos do të përballet me Kroacinë në 1/16 e finales, ndërsa në rast kualifikimi mund të ndeshet me Spanjën në fazën tjetër.
"Nuk bëjmë krahasime me lojtarët e skuadrave të tjera. Kjo do të ishte fëminore"- tha trajneri.
Mes të tjerash, spanjolli që drejton Portugalinë mbrojti vendimin e tij për të vazhduar t'i besojë Ronaldos si titullar, pavarësisht kritikave se prania e tij mund të jetë duke e penguar skuadrën.
“Cristiano është mësuar të jetë në vendin e duhur në momentin e duhur. Është më shumë çështje e të qenit i fortë mendërisht, i disiplinuar në pozicionim dhe i aftë për të krijuar hapësira në skemat tona sulmuese”.
“Nuk është problem për Cristianon të luajë 90 minuta, por ndoshta në ndeshjen e ardhshme do të kemi nevojë për ndryshime, ashtu si me çdo lojtar tjetër. Ne monitorojmë të gjitha informacionet që marrim nga ndeshjet dhe stërvitjet dhe gjithmonë ekziston mundësia për të bërë ndryshime”. Versus.al

