AKTUALITET /

Shkrumbimi i pallatit te "Arlis", lirohen 4 të arrestuarit për zjarrin masiv! Prokuroria u lehtëson akuzën

Ndaj 4 të ndaluarve gjykata caktoi masën "detyrim paraqitje".

Shkruar nga Versus
Shkrumbimi i pallatit te "Arlis", lirohen 4 të arrestuarit
Pallati i shkrumbuar nga flakët në kompleksin "Arlis"

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia e paraburgimit 4 të ndaluarit për zjarrin që shkrumboi pallatin 12 katësh në kompleksin Arlis në Tiranë pak ditë më parë.

Inxhinieri i kompanisë, Enver Ademi, kontraktori që bëri fasadën Altin Furtuna, menaxherja e Big Market, Razie Sula si dhe administratori i pallatit Agron Carame, u lanë në detyrim paraqitje.

Avokatët mbrojtës të të arrestuarve pretenduan se zjarri kishte nisur nga djegia e disa kartonëve nga pakujdesia e fëmijëve që ndodheshin pranë në ato momente.

Ndërsa mësohet se policia e referoi fillimisht dosjen me akuzën për veprën penale “shkelje e rregullave teknike të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e rikualifikoi veprën penale në gjykatë si ‘zjarrvënie nga pakujdesia’ duke lehtësuar kushtet e personave të ndaluar.

Dje u bë me dije se fasada e pallatit dhe apartamentet e dëmtuara do të rindërtohen nga ndërtuesi Armand Lilo, ndërsa orenditë e shkrumbuara do të kompensohen nga ana e bashkisësë Tiranës. Versus.al

Poll