AKTUALITET /

Shkrumbohen 6 automjete në biznesin e makinave me qira në Kamëz! Çfarë dyshohet

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në biznesin e makinave me qira.

Shkruar nga B.V

Shkrumbohen 6 automjete në biznesin e makinave me qira në Kamëz!

Tiranë- Gjashtë automjete janë shkrumbuar nga flakët në një biznes për dhënien e makinave me qira në rrugën “Donald Trump” në Kamëz.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për kqyrjen e kamerave të sigurisë dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll