AKTUALITET /

Shkurton distancë dhe vetëm këtë verë pa pagesë, çfarë duhet të dini për tunelin e Llogarasë

Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Shkruar nga B.SH
Shkurton distancë dhe vetëm këtë verë pa pagesë,
Pamje nga punimet në tunelin e Llogarasë

Tuneli i Llogarasë më i gjati në Republikën e Shqipërisë që synon ta kthejë jugun në një atraksion turistik, do të hapet në fillim të muajit korrik.

Lajmin e dha kryeministri Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur të dorëzohet plotësisht.

Punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisën në nëntor të vitit 2021 dhe në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë.

Tuneli ndodhet rreth 20 km në jug të qytetit të Vlorës dhe fillon rreth 500 m në veriperëndim të urës së Shën Elizës dhe përfundon rreth 1.4 km në perëndim të urës së Palasës.

Tuneli përbëhet nga dy ura.

Përkatësisht ura e parë fillon rreth 500-700m pas daljes se tunelit me gjatësi totale rreth 60 metra dhe ura e dytë fillon rreth 1 km nga ura e parë me gjatësi rreth 120 m. 

Është parashikuar që në tunel të lëvizet me një shpejtësi prej 50-80 km/orë me një karixhatë me dy sens lëvizje. 

Tuneli është i gjerë 12.8 m që përbëhet nga dy korsi 2×3.5m, dy kuneta 2×0.25m dhe dy trouar 2×0.85m, si dhe tunel emergjence.

 

 

Poll