AKTUALITET /

Shkurton distancën e udhëtimit në jug, publikohet data e hapjes së tunelit të Llogarasë

Tuneli i Llogarasë do të shkurojë dukshëm kohën e udhëtimit në jug të vendit.

Shkruar nga B.V

Shkurton distancën e udhëtimit në jug, publikohet data e hapjes

Tuneli i Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, pritet të hapet më datë 5 korrik.

Në total, projekti ka kushtuar 20.4 miliardë lekë duke u renditur ndër investimet infrastrukturore më të rëndësishme për jugun e Shqipërisë.

Me anë të këtij tuneli, pritet të shkurtohet distanca nga Dukati në Palasë, nga 50 minuta që ishte më parë, në vetëm 7 minuta. Tuneli do të ketë një gjatësi prej 6 kilometrash duke lidhur mes për mes Qafën e Llogarasë.

Vetë kryeministri Edi Rama njoftoi se data e hapjes së tunelit do jetë 5 korriku i këtij viti. Punimet për tunelin kanë nisur në shtator të vitit 2021. Versus.al

Poll