Fier- “Djali ka probleme të shëndetit mendor”. Kështu u shpreh gjyshja e 17 vjeçarit i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij brenda shkollës të Çakranit.
Në një intervistë për Report Tv, e moshuara ka thënë se nipi i saj është goditur nga autori dhe shokët e autorit para se të ndodhte krimi.
“Dje e kishin thirrur dhe i kishin thënë hajde të shikojmë telefonin. 6 vetë ata, një ky. Ia kishin marrë telefonin. Ai djali që u qëllua e kishte qëlluar me shkelm”- u shpreh ajo.
Teksa rrëfeu për gjendjen shëndetësore të adoleshentit, gjyshja e tij tha se 17 vjeçari ka qenë i sëmurë që në moshë të vogël dhe pinte ilaçe. Sipas saj, prej disa ditësh, i mituri nuk kishte pirë ilaçet e caktuara nga mjeku.
“Ai ka qenë i sëmurë. E trembte e ëma I thoshte të hëngërt kukuvajka. Ai trembej në gjumë e cilin të kapte për qafe. Ishe sëmurë prej moshës 5-6 vjeç. U pre frika kur piu kokrrat u stabilizua, por një shok shkolle i tha të mos i pinte. Nuk dëgjonte të atin që t’i pinte më. Do e vizitonim në Greqi, por nusja nuk e aprovoi”- tha e moshuara.
Policia ka arrestuar autorin i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konflikti mes nxënësve të gjimnazit ka ardhur pas ofendimeve në rrjetet sociale. 17 vjeçari i plagosur tha dje nga spitali se ndihej i rrezikuar pasi autori e përndiqte duke i publikuar foto në “Snapchat”. Versus.al







