
Shtëpia e Bardhë ka bërë një transformim të plotë të funksionit të faqes federale covid.gov, e cila përpara ofronte informacion mbi pandeminë dhe mundësinë e porosisë së testeve për COVID-19.
Sot, kjo faqe është përkushtuar kryesisht teorive që e lidhin Presidentin Donald Trump me origjinën e virusit, duke sugjeruar se pandemia ka dalë nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë.
Për këtë ndryshim, mjeku Edvin Prifti është shprehur se është e mundur që SHBA të fillojë të distancohet edhe nga vaksinimi në të ardhmen e afërt.
“Po tani?! Çfarë duhet të themi? Kush duhet të flasë dhe si duhet të flasë? Te dashur miq, kush thotë të vërtetën urrehet më shumë pasi ne njerëzit jemi qenie që duam konfortin dhe shumë më pak të vërtetën. Por kur dikushi jua ka treguar këtë të vërtetë për të mirën tuaj dhe kjo vërtetohet 5 vjet më pas minimalisht dikushi ishte dhe është krenar për të vërtetën!
Tashmë Shtëpia e Bardhë distancohet plotësisht nga broçkullat që ju thanë njerëzimit për Covid19. Shumë shpejt do të vijë distancimi edhe ndaj “vaksinave” përkatëse! Shtëpia e bardhe ne website e saj konfirmon gjithshka qe jua kam bëtë të ditur ndër vite, bile edhe emrat dhe mbiemrat e njerëzve që e prodhuan Covid19! Mirënjohje ndaj çdokujt që humbi jetën dhe u persekutua për të arritur në këtë të vërtetë përfundimtare”-shkruan Edvin Prifti.








