
Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë ndaj Dritan Dajtit.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë zëvendësimi i gjyqtarit Mehdi Bici, relator i çështjes, i cili paraqiti dorëheqjen për shkak papajtueshmërie.
Pas rihedhjes së shortit, Bici u zëvendësua nga gjyqtari Artur Kalaja.
Seanca e rradhës do të mbahet më 11 qershor në orën 09:00, ku palëve do tu komunikohet përbërja e trupit të ri gjykues.
Dritan Dajti është dënua nga Gjykata e shkallës së parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.







