AKTUALITET /

Shtyhet seanca në GJKKO për Mediun, çfarë ndodhi me pyetjet të cilave duhet t'u përgjigjeshin 5 ekspertët

Ish-ministri Mediu nuk u paraqit në seancën e radhës në GJKKO.

Shkruar nga Versus

Shtyhet seanca në GJKKO për Mediun, çfarë ndodhi me

Është shtyrë për në datën 30 korrik, në orën 09:00 seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i pandehur për masakrën e Gërdecit të ndodhur në 2008-ën ku si pasojë e shpërthimeve të municioneve humbën jetën 26 persona.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja në seancë e ish-ministrit Mediut dhe Ymer Stafës, njërit prej 5 ekspertëve. Sot ishte afati i caktuar nga GJKKO për ekspertët që të firmosnin një akt të vetëm ku t’u përgjigjeshin pyetjeve të bëra nga mbrojtja e Mediut. Ndërkohë përgjigjiet ndaj 114 pyetjeve janë dorëzuar në sekretarinë e gjykatës.

Përgjigjet duhet të nënshkruhen në mënyrë kolegjiale nga 5 ekspertët që bënë inspektimin e dëmit ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi në Gërdec. 

Gjatë seancës së kaluar pati përplasje mes avokatit Ardian Visha, prokurorëve të SPAK si dhe gjyqtares Irena Gjoka e cila kërkoi që Visha të linte sallën. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: