AKTUALITET /

Skandal në Orikum/ Tre zyrtarë policie përfshihet në korrupsion për 270 mijë lekë

Tre punonjës policie të arrestuar për marrje ryshfeti dhe shpërdorim detyre

Shkruar nga Versus

Skandal në Orikum/ Tre zyrtarë policie përfshihet në

Në Orikum tre punonjës të policisë rezultuan të përfshirë në marrje ryshfeti prej 270,000 lekësh për të shmangur përgjegjësinë penale të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë Rajonale Vlorë–Gjirokastër, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke caktuar “Arrest në shtëpi” për tre punonjësit e përfshirë:

D. L., Inspektor Krimesh, Stacioni i Policisë Orikum
A. J., Shef Stacioni, Stacioni i Policisë Orikum
A. F., Specialist i Policimit në Zonë, Stacioni i Policisë Orikum

Hetimet kanë zbuluar se, në shtator të vitit të kaluar, tre policët kanë kërkuar dhe marr 270,000 lekë nga një shtetas, duke keqpërdorur detyrën e tyre për të favorizuar një veprim të paligjshëm dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Pas hetimeve disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e SPAK, u dokumentua implikimi i drejtpërdrejtë i punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim detyre.

Drejtoria e Hetimit njofton se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa ky rast ka tronditur besimin e qytetarëve në institucionet e zbatimit të ligjit dhe nxjerr në pah shumën marramendëse prej 270,000 lekësh, që u përdor si ryshfet.

Poll