Fier- Pamje skandaloze janë shpërndarë gjatë dy ditëve të kaluara në rrjetet sociale ku disa vajza të mitura shfaqen duke dhunuar një bashkëmoshatare të tyren.
Policia ka shoqëruar në komisariat vajzat të cilat shfaqen në video dhe i kanë marrë në pyetje nën shoqërinë e psikologut, avokatit dhe prindërve të tyre. Mësohet se ka nisur procedimi penal për 4 prej tyre (tre vajza të moshës 16 vjeç dhe një e moshës 17 vjeç) ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër e mitur 16 vjeçe e cila shfaqej në video.
Matarialet i kanë kaluar prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa raste të tilla sa vijnë e bëhen më shqetësuese për gjendjen në të cilën ndodhen të rinjtë shqiptarë. Në pajet e publikuara, e mitura goditet dhe bullizohet nga adoleshentet e tjera të cilat marrin në telefon edhe një djalë dhe e detyrojnë vajzën e dhunuar që të thotë fjalë banale. Versus.al







