
Pas raportimit që Altin Dumani bëri në Kuvend për punën e SPAK gjatë vitit 2023, deputeti demokrat Gazment Bardhi i drejtoi disa pyetje lidhur me disa prej çështjeve më të nxehta që po hetohen nga struktura antikorrupsion.
Sa i takon skandalit me mikrokreditë, Bardhi i kërkoi llogari Dumanit pse SPAK sipas tij kishte vendosur mosfillimin e hetimeve për këtë skemë korruptive. Dumani u përgjigj duke thënë se ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo që ka kërkuar në gjykatën e shkallës së parë pushimin e çështjes. Më pas gjykata ka shpallur moskompetencë duke ia kaluar GJKKO-së e cila urdhëroi SPAK-un ta hetonte.
“Nuk është çështje e mosfilluar nga SPAK, edhe nga përmbajtja e GJKKO evidentohet se këtë çështje e ka trajtuar prokuroria e Tiranës. Ka kërkuar pushim të çështjes tek gjykata e shkallës së parë, kjo gjykatë ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar GJKKO. Nuk është e vërtetë që SPAK është investuar në një kërkesë për pushim”- u shpreh Dumani ndër të tjera. Versus.al







