AKTUALITET /

Skandali me tenderat për mbetjet spitalore, burg për pronarin e firmës! Pezullohen 8 inspektorë

Ervis Miri akuzohet se fitoi dhjetëra tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore pavarësisht se nuk kishte mjetet e nevojshme.

Shkruar nga B.V

Skandali me tenderat për mbetjet spitalore, burg për pronarin e

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ervis Mirin pronarin e firmës “V.A.L.E Recycling” që fitoi dhjetëra tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore pavarësisht se nuk kishte mjetet e duhura për këtë veprimtari.

Miri akuzohet se ka garuar në mbi 200 procedura tenderimi nga vitit 2016 ndërkohë që nuk kishte pajisjet e duhura për të kryer punën. Ndërkohë, janë pezulluar nga detyra 8 inspektorë shtetërorë të cilët mbuluan mungesën e pajisjeve të kompanisë së Ervis Mirit. Ndaj tyre rëndon akuza për "shpërdorim detyre".

Ervis Miri akuzohet gjithashtu se ka shkaktuar dëme në mjedis për shkak se nuk ka zotëruar pajisjet e nevojshme për kryerjen e punimeve pas marrjes së tenderit nga kompania e tij për kthimin e mbetjeve spitalore nga të dëmshme në të padëmshme.

Ndërsa inspektorët e përfshirë në këtë skemë mashtrimi, nuk kanë raportuar për zhvillimin e punës dhe mungesën e pajisjes “Econos Tsc 150” të nevojshme për trajtimin e mbetjeve spitalore. Versus.al

Poll