AKTUALITET /

Skemat mashtruese me “XUEX”, qindra policë të Tiranës dhe Lezhës, pre e kurthit

Shkruar nga Versus

Skemat mashtruese me “XUEX”, qindra policë të Tiranës

Ndërkohë që pritet të organet shtetërore të zbardhin skemën e plotë të funksionimit të mashtrimit me skemat piramidale online “XUEX”, pre e kësaj skeme kanë rënë edhe policët.

Sipas A2CNN, qindra efektivë policie të rolit bazë në Tiranë dhe Lezhë, kanë investuar në këto skema piramidale me shpresën se në këtë mënyrë do të mund të përfitonin më shumë para. Pasi skema u zbulua se ishte mashtrim, kanë qenë vetë efektivët që kanë denoncuar në sektorin e krimit kibernetik.

Ditën e djeshme u arrestua Ereleido Shebeku, organizatori i skemës në Divjakë i cili kishte kontakte të drejtëpërdrejta me personin kryesor që banon në Angli.  Ndërkohë, mësohet se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë dhe qarkun e Fierit, ku u zhvillua operacioni i fundit, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe së shpejti priten arrestime të tjera. Versus.al

Poll