
Ditë më parë në bazë të një vendimi Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e 21 janarit.
Kreu i SPAK, Altin Dumani i cili po zhvillon një takim me gazetarët është pyetur dhe për këtë çështje të rëndësishme.
Dunami ka deklaruar se do të zbatohet vendimi i Gjykatës duke ndjekur procedura normale.
Më tej kreu i SPAK ka nënvizuar se do të ketë nevojë për koordinim me prokurorinë e Tiranës.
Në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën
‘Janë bërë hetimet pasurore për Berishën.’- është shprehur Dumani për gazetarët.
Mbi dosjen për kompleksin “Partizani” Dumani tha se ajo do të dërgohet në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet.
“Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim”, u shpreh ai./Versus







