AKTUALITET /

SPAK kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit

Shkruar nga Versus

SPAK kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg, GJKKO shpall të

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Eduart Duron, kryebashkiakun e Devollit i cili ishte marrë i pandehur nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për licensimin e një karburanti të ndërtuar pa leje.

SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. I njëjti dënim kërkohej edhe për 4 zyrtarët e tjerë: Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu të cilët po ashtu janë shpallur të pafajshëm.

Muaj më parë Duro u mor i pandehur për licensimin e një pike karburanti në Bilisht pavarësisht se ishte ndërtim pa leje. Asokohe i pyetur nga mediat nëse do të jepte dorëheqje nga posti, Duro tha se do të vijonte detyrën. Versus.al

Poll