Stadiumi “Selman Stërmasi” në kryeqytet do të rindërtohet. Koorporata Shqiptare e Investimeve ka njoftuar çeljen e këtij projekti, i cili synon zhvillimin e pronave shtetërore nga sipërmarrësit privatë në vend.
Sipas planit të ri ky stadium do të jetë në kategorinë 4 të UEFA dhe do të ketë një kapacitet nga 14 mijë deri në 16 mijë vende. Kjo pronë e re e cila do të ndërtohet nga sipërmarrësit privatë do ketë shtrirje në një hapësirë prej 60 metra katrorësh.
Teksa faza e parë për këtë projekt është e hapur deri në 24 Janar dhe investitorët do të shfaqin projektet e tyre zhvillimore, me të cilat do të garojnë, për bashkëpunimin dhe partneritetit mes sipërmarrjeve private në vend dhe shtetit, për këtë çështje ka folur edhe Kryeministri Edi Rama.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar këtë të enjte kreu I qeverisë ka shpjeguar nisjen e një faze të re, ky synohet zhvillimi i pronës shtetërore në partneritet me sektorin privat në Shqipëri.
Ky plan i ri i qeverisë parashikon vënien në shërbim të pronës shtetërore për t’u ndërtuar nga privati, ku 50 përqind do t’i përkasë shtetit dhe gjyma tjetër privatit.
“Shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur kështu mundësinë që nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut”, tha Kryeministri Rama
Konkretisht, tek “Selman Stërmasi” do të jenë 22 institucione 13 mijë punonjës dhe në këmbim sipërmarrësi që do të zhvillojë projektin do të ndërtojë në pronën shtetërore pranë ish-Agjencisë Telgrafike Shqiptare së në një projekt me 3 kulla deri në 40 kate për qëllime biznesi.
Faza e parë për stadiumin e ri që përfundon këtë muaj, do të pasohet nga faza e parakualifikimit e cila do të ketë një kohëzgjatje prej 60 ditësh. Offerta më e përshtatshme ekonomike do të shpallet fituese! /Versus.al/








