Shtrëngata që përfshiu disa pjesë të vendin, mes të cilëve dhe Tiranën, mbrëmjen e së hënës, ku veç erës, shiut, shkarkesave si rrufe e bubullima, si dhe brëshëri që ra për një kohë relativisht të gjatë, sollën probleme jo vetëm në tokë, por edhe në ajër.
Përveç bllokimit të rrugëve, rrëzimit të pemëve dhe përmbytjeve, stuhia ka detyroi edhe pesë avionë që të mos ulen këtë mbrëmje në Tiranë.
Faqja web e Vizion Plus, bën të ditur se fluturimi i “Transavia” nga Amsterdami në Tirane u ul në Brindisi, kurse avioni i “RyanAir” nga Parisi ne Tiranë u ul në Dubrovnik.
Fluturimi i “Transavia” Lyon-Tiranë u ul në Brindisi, kurse fluturimi i “WizzAir” Memmingen-Tiranë u ul në Bari.
Fluturimi i “RyanAir” Edinburgh-Tiranë u ul në Dubrovnik.
Fluturimet përkuan me kulmin e stuhisë në Tiranë.
Ndërkohë disa fluturime të tjera priten për minuta të tjera në ajër deri në përmirësimin e kushteve të motit duke u ulur pa probleme. Moti i keq solli vonesa edhe në ngritjen e disa avionëve për fluturim.







